“Fizika, dega më pak e preferuar”, rektori i universitetit të Shkodrës tregon interesin e studentëve

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 08:35 | Aktualitet

Në nisje të vitit të ri akademik në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në këtë fazë të parë të procesit janë regjistruar 864 studentë. Lajmin e dha rektori i këtij universiteti Tonin Gjuraj në një lidhje direkte me Dita Jonë në A2 CNN. Sipas tij nuk do të mbyllet asnjë program, por fizika mbetet dega më pak e preferuar dhe ai i bën thirrje çdo maturanti që të regjistrohet përmes e-albania. Ndërsa financat, shkencat mjekësore e teknike, por edhe gjuhët e huaja janë të preferuarat e studentëve në Shkodër.

“Janë 864 studentë në bachelor. Ndërsa për masterin, numri përfundimtar i aplikimeve del sot dhe në 27 do kemi një panoramë të saktë. Financa, shkencat mjekësore e teknike, gjuhët e huaja,  gjermanishtja e anglishtja kanë rritje të lehtë. Nuk do të mbyllet asnjë program, por ato me prioritet kombëtar po punojmë fort do shohim si do shkojë fizika do mund të tërheqim studentë te shkenca sociale situata është përmirësuar. Fizika është program më problematik dhe kjo na bën të mendojmë se çfarë reformash duhet të ndërmarrim. Gjermanishtja ka rritje të lehtë, anglishtja, po ashtu të tjerat. Fizika mbetet me më pak interes, por kemi raundin e tretë që është i lirë dhe çdo maturant mund të aplikojë në e-albania. Degët e mësuesisë ecin mirë histori gjeografi, edukimi dhe psikologjia e puna sociale janë më mirë. Se ka treg pune”.

Rektori Gjuraj theksoi në A2 CNN se janë edhe dy faza të tjera të procesit të regjistrimit të studentëve që përmbyllen 24-27 tetor. Sipas tij nëse stopohet rënia e numrit të studentëve është sukses.

“Siç e kamë thënë edhe vitin e kaluar; që nëse arrijmë të stopojmë rënien do të jetë sukses dhe besoj se kemi arritur diçka. Jemi në një rritje të lehtë pothuajse 1.25% të papërfillshme, ndërsa në numra pothuajse kokë më kokë. Procesi akademik nis sot për vitet para por procesi i regjistrimit vijon deri në datën 8 në rundin e dytë dhe pastaj do ketë një raund të tretë nga 8-24 tetor dhe atëherë do jemi të qartë për numrin e universiteteve. Datat 24-27 tetor na japin panoramën e plotë”.

Në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Shkodër do të jetë e pranishme edhe ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, njoftoi rektori Gjuraj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos