Java nis me rrebeshe e reshje bore, meteorologia paralajmëron surpriza të motit

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 07:52 | Aktualitet

Java ka nisur me reshje shiu dhe ulje të temperaturave, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore. Meteorologia e A2 CNN Tanja Porja bëri të ditur në Dita Jonë se jugu i vendit do të përfshihet nga rrebeshet ndërsa reshjet do të vijojnë deri të mërkurën kur pritet edhe përmirësim i motit.

“Vranësira në të gjithë territorin, në mesditë dhe në vijim do të ulen temperaturat, ndërsa reshjet do të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje. Më pas reshje të pakta deri të mërkurën dhe më pas diell. Temperaturat luhaten nga 6 në 22 gradë celsius. Do kemi rrebeshe në kryesisht jug dhe më pak në qendër, ndërsa e veri reshje më të pakta deri në mbrëmje kur presim përmirësim të dukshëm të motit”.

Sipas meteorologes së A2 CNN reshjet e borës do të jenë në zonat malore në lartësirë mbi 1400 metra nga niveli i detit dhe më pas do të ulen ën 900 metra.

“Reshje bore ka në zona malore me 1400 metra nga niveli i detit. Në pjesën e dytë të ditës reshjet e borës zbresin në lartësitë 900 metra mbi nivelin e detit”.

Porja theksoi se “Do të kemi erë të fortë veriore e verilindore gjatë gjithë ditës në territor dhe në hapësirat detare. Gjatë natës dhe paraditen e sotme rrebeshet kanë qenë prezentë në jug dhe qendër dhe më pak në zonat veriore”.

Të mërkurën rriten vlerat termike, por meteorologia e A2 CNN paralajmëron surpriza të motit në fundjavë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos