Interes në rritje pas përfundimit të raundit të parë e në këtë raund të dytë të regjistrimeve në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës .
Sipas rektores Aurela Saliaj, aktualisht të regjistruar janë 850 studentë, në ciklin e parë të studimit, në 4 fakultetet e këtij universiteti. Sipas Saliajt regjistrimet janë rreth 15% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Por sipas akademikes, edhe programet e rinj që vijnë për herë të parë kanë shfaqur interes, veçanërisht Arkitektura dhe Trashëgimia Kulturore.
Edhe Fakulteti ekonomik ka shënuar rritje, krahasuar me një vit më parë sipas Saliaj. Ndërsa preferenciale janë programet që premtojnë punësim të menjëhershëm pas diplomimit. Sipas saj problematika shfaqen në programe të inxhinierisë navale.
Përmirësim është shënuar dhe në degë të mësuesisë, siç është Matematikë -Fizika. Por sipas rektores edhe pse prej vitesh dega e gjuhës italiane nuk funksionon, universiteti do të çelë kurse të gjuhës shqip-italisht, në interes të programeve të rinj ku do të ketë shumë studentë ndërkombëtarë
Edhe pse raundi i dytë i regjistrimeve do të vijojë, të regjistruar do të ulen në auditorë të “Ismail Qemalit” 850 studentë në ciklin e parë të studimit. Ndërsa totalisht në Vlora janë rreth 4500 studentë. (A2 Televizion)