
Rrëshqitjet e dherave të shkaktuara nga reshjet e fundit të shiut kanë bllokuar aksin rrugor Peshkëpi–Poçem, në zonën e Selenicës në Vlorë. A2 CNN raporton se një pjesë e kodrës ka rënë duke mbuluar plotësisht segmentin dhe duke bllokuar lëvizjen e automjeteve.
Shoferët janë detyruar të kthehen mbrapsht, pasi rruga është bërë e pakalueshme.

Ndërkohë, banorëve dhe drejtuesve të mjeteve u rekomandohet të shmangin zonën deri në normalizimin e situatës.
Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shtuar rrezikun e rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve në disa akse të vendit. (A2 Televizion)
