
Pas pesë ditësh izolimi si pasojë e bllokimit nga masivet e gurëve, ka nisur puna për hapjen e rrugës Lozhan-Mesmal në Bashkinë Maliq.
Sot janë angazhuar forcat e Emergjencave Civile dhe mjete të rënda, me qëllim rikthimin e qarkullimit dhe lidhjen e banorëve me aksin kryesor rrugor.
Sipas informacioneve zyrtare, ndërhyrja është vonuar pasi e gjithë forca punëtore ka qenë e përqendruar në përballimin e situatës së rënduar në fushën e Maliqit, shkruan A2 CNN.
Autoritetet bëjnë me dije se kanë qenë çdo ditë në kontakt me banorët për çdo emergjencë të mundshme shëndetësore, ndërsa puna për pastrimin dhe stabilizimin e rrugës pritet të zgjasë disa ditë. (A2 Televizion)
