Bllokuan korsinë e autobusëve, hiqen me karrotrec makinat te rruga e Kavajës

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2025, 14:28 | Aktualitet

Bllokuan korsinë e autobusëve, hiqen me karrotrec makinat te rruga e

Ka vijuar aksioni i policisë bashkiake dhe policisë së shtetit për heqjen me karrotrec të makinave që zënë korsitë e autobusëve në kryeqytet.

Bllokuan korsinë e autobusëve, hiqen me karrotrec makinat te rruga e

A2 CNN raporton se aksioni i sotëm është përqëndruar në Rrugën e Kavajës, ku mjetet që kanë bllokuar korsinë e autobusëve janë hequr me karrotrec.

Bllokuan korsinë e autobusëve, hiqen me karrotrec makinat te rruga e

Sipas autoriteteve, aksioni synon të rrisë disiplinën në trafik dhe të garantojë lëvizjen e lirë të autobusëve në një nga segmentet më të ngarkuara të kryeqytetit. Autoritetet njoftojnë se kontrollet do të vijojnë intensivisht, në çdo mot dhe në çdo orë të ditës.

Bllokuan korsinë e autobusëve, hiqen me karrotrec makinat te rruga e (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos