Labova e kryqit, fshati i qarkut të Gjirokastrës që po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët vendas dhe të huaj e ka marrë emrin pikërisht nga Kisha, monument kulture i kategorisë së parë, që ndodhet në këtë fshat, një ndër më të vjetrat jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon. Kryqi i parë I kësaj kishe sipas të dhënave ishte bërë me drurin e marrë nga kryqi që u kryqëzua Jezusi. Por cilat janë vlerat e kësaj kishe që njihen zyrtarisht nga drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore?
“Është një nga kishat e rralla bizantine në vendin tonë. Nga vlerat e saj unikale nisur nga parametrat arkitektonikë ka vlera era jo vetëm për vendin tonë, por edhe më gjerë. Daton në shekullin 8 të erës sonë dhe ka pësuar disa ndryshime të cilat kulmojnë me vitin 1776, ku u bë një rindërtim dhe u shtuan disa elementë të tjerë të këtij objekti kulti . për vlerat e saj kanë folur disa prej autorëve të njohur bizantinë”, thotë për A2 CNN Ardis Duka, DRTK, Gjirokastër .
Por edhe pse me vlera kaq të veçanta, kjo kishë ende nuk ka një administrim ose ruajtje ashtu siç duhet. Kujdestari i kishës është një banor i zonës, i cili me aq sa mundet kujdeset por edhe kërkon përkujdesje dhe administrim më të mirë të kësaj vlere të rrallë.
“Duhet të ketë një larje, se do të duket më e mirë, dhe turistët do kënaqen, se do ketë paraqitjen sikur është bërë nga fillimi. Të dalin bojërat e gëlqeren që t’i shohin turistët e vendasit se ka figura që janë mbuluar me gëlqere. Mirë është të ketë një biletë dhe dy euro. Të mbledhë të ardhura kisha për veten e saj dhe po teproi t’i marrë shteti”, thotë për A2 CNN, Harallamb Drazho kujdestar i Kishës së Labovës.
Kjo kishë ka rënë disa herë preh e grabitjeve dhe vjedhjeve, çka tregon mungesën e kujdesit dhe vëmendjes që duhet të kishte një monument i tillë. (A2 Televizion)