Procesi i verifikimit të dëmeve në banesat e përmbytura ne fshatin Ferras në Fier ka nisur.
Grupet e punës në terren po evidentojnë dëmet e shkaktuara nga uji në banesa, orendi dhe infrastrukturë, në një proces që sipas autoriteteve vendore është kompleks dhe kërkon kohë.
Në zonë ka qenë i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ka inspektuar nga afër gjendjen dhe u ka garantuar banorëve mbështetje të menjëhershme, shkruan A2 CNN.
Ministri ka premtuar sigurimin e bazës ushqimore për familjet e prekura, si dhe transferimin e bagëtive në ambiente më të sigurta, konkretisht në tregun e gjësë së gjallë në Fier. (A2 Televizion)