Defekt në tubacion, mbeten pa ujë disa lagje në Durrës

Nga Elitjona Doko
13 Shkurt 2026, 15:44 | Aktualitet

Defekt në tubacion, mbeten pa ujë disa lagje në Durrës

Një defekt i rëndë në tubacionin kryesor të ujësjellësit ka shkaktuar probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Durrësit dhe disa prej lagjeve të tij.

Sipas njoftimit të SHRUKD, dëmtimi ka ndodhur në tubacionin DN 700 mm që furnizohet nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot. Defekti është shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave, duke sjellë ndërprerje të pjesshme të furnizimit.

Mungesë të pjesshme të ujit pritet të kenë të gjitha lagjet e qytetit, ndërsa probleme më të theksuara raportohen në lagjen 15 (Spitallë).

Ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë për evidentimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë të pijshëm.

SHRUKD u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve për situatën e krijuar, duke theksuar se bëhet fjalë për një problem të përkohshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos