Solidarizim me kolegun e lënduar gjatë protestës, operatorët televizivë bojkotojnë filmimet e funksionarëve të PD në Gjykatën e Tiranës

Nga Armand Bajrami
13 Shkurt 2026, 12:25 | Aktualitet

Solidarizim me kolegun e lënduar gjatë protestës, operatorët

Operatorët televizivë vendosin të bojkotojnë filmimin e funksionarëve, apo mbështetësve të PD, të pranishëm tek Gjykata e Tiranës, gjatë zhvillimit të seancës së masës së sigurisë për 7 të mitur të arrestuar në protestën e 10 shkurtit, raporton A2 CNN.

Bojkoti i operatorëve bëhet në shenjë solidarizimi me kolegun e tyre, Aldi Kashri, i lënduar nga një bombë molotov gjatë protestës.

Operatorët kërkojnë më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga organizatorët e protestës dhe pjesëmarrësit ndaj njerëzve të medias, teksa janë duke ushtruar detyrën dhe pasqyruar për publikun dinamikat e protestës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos