VIDEO/ Delfinët mbushin gjirin e Vlorës, kthehen në “shoqërues” të varkave të turistëve

Nga Edi Ruçi
10 Qershor 2025, 10:04 | Aktualitet

VIDEO/ Delfinët mbushin gjirin e Vlorës, kthehen në

Ngrohja e klimës, deti i qetë, i ngrohtë dhe pa dallgë, kanë bërë që në gjirin e Vlorës të shtohen vizitorët e veçantë.

Delfinët janë kthyer në shoqërues të grupeve të turistëve dhe peshkatarëve të Vlorës. Për këta të fundit, është bërë e zakonshme të shohin delfinë apo edhe grupe të tërë që i shoqërojnë gjatë lundrimit dhe punës së tyre në det.

Kjo video vjen për A2 CNN nga një prej peshkatarëve të Vlorës. Ajo është filmuar të dielën, brenda gjirit të Vlorës. Në video shfaqet një delfin që shoqëron varkën e peshkimit, e cila po nisej për të gjuajtur peshk pranë ishullit të Sazanit. Delfini qëndron pranë varkës për disa minuta, duke luajtur rreth saj, dhe më pas largohet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos