Deputeti i PD: Të bëhet referendum kundër projektligjit për barazinë gjinore

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 22:41 | Aktualitet

Deputeti i Partisë Demokratike, Zija Ismaili, është shprehur se projektligji për barazinë gjinore duhet të tërhiqet menjëherë.

Komentet Ismaili i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se nëse nuk arrihet konsensusi për këtë gjë, duhet të mbahet një referendum popullor.

Ai shtoi gjithashtu se Ministria e Shëndetësisë është nxituar me këtë projektligj, prandaj edhe sipas tij, duhet të konsultohet për tërheqjen e tij.

“Fatkeqësisht i gjithë ky konflikt reflektohet edhe në kto lajmet makabre të shoqërisë shqiptare. Kjo lloj sjelljeje me shoqërinë shqiptare, që kërkon të injektohet deri te fëmijët, kërkon të shkatërrojë qelizën kryesore që është familja.

Ajo që dua të them për këtë projektligj, është se nxitimi i tepruar i Ministrisë së Shëndetësisë për këtë projektligj duhet të reflektohet në mënyrë të menjëhershme, për t’u konsultuar me grupet e interesit në të gjithë Shqipërinë, për ta tërhequr pas këtë projektligj dhe në fund, nëse nuk merret konsensusi i përgjithshëm për këtë, janë shqiptarët dhe do të duhet t’i drejtohemi shqiptarëve me një referendum, në mënyrë që ne në mënyrën më absolute të shuajmë çdo lloj paragjykimi që kanë këta njerëz”, tha mes të tjerash Ismaili. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos