Sherr në studio, Robert Aliaj i fryn tubit prej letre: Po manipuloni fëmijët o të mjerë!

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 22:03 | Aktualitet

Në kulmin e debatit për projektligjin për barazinë gjinore në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, artisti Robert Aliaj zgjodhi të protestonte kundër argumenteve të aktivistëve Mirela Arqimandriti e Altin Hazizaj duke i fryrë një tubi prej letre.

Sipas tij Hazizaj, Arqimandriti dhe organizatat e tjera që mbrojnë projektligjin janë duke manipuluar fëmijët me agjenda të dyshimta.

“Ej po them unë s'kam parë në jetën time show më banal, më skandaloz. Po them unë debat bastardësh dhe është merita juaj është merita juaj, ju të dyve aty që nuk lejoni njeri të flasi ndërkohë që kërkoni të dëgjoni ndërkohë që jeni ju që kërkoni të dëgjoni. Nuk më intereson ai ligji fare. Mënyra si ju doni të imponoheni është një formë. Ju shkoni që në qelizë, që te fëmijët e mitur. Doni t t'i manipuloni t'i shkatërroni Nuk do t'i shikoni ju si objekte seksuale fëmijët tanë”, tha Robert Aliaj në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos