"Po pse duhet të bëhesh Gay që të futesh në BE?"- Pastori apel aktivistes: Mos fusni hundët te fëmijët!

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 22:31 | Aktualitet

Pastori Akil Pano ka replikuar ashpër me Drejtorin Ekzekutiv të CRCA/ECPAT, Altin Hazizaj dhe aktivisten Mirela Arqimandriti për projektligjin për barazinë gjinore që është prezantuar në Kuvend.

Në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Pastori Akil Pano është shprehur se shqiptarët nuk kanë nevojë që të bëhen gay, në mënyrë që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Ai u bëri një apel të fortë të gjithë aktivistëve të organizatave pro-LGBT që të mos ndërhyjnë te fëmijët dhe familjet shqiptare.

“Po pse duan të bëhen gay që të hyjnë në BE shqiptarët? Dhe duan që të miratoni ju këtë projektligj në Parlament? Sepse ky është kushti për t’u bërë anëtar i BE-së, ndërkohë që nga 27 vende të BE-së, vetëm 2 vende e njohin këtë projektligj, ndërkohë që 25 vendet e tjera njohin gjininë binare mashkull femër.

Mos guxoni të fusni duart te fëmijët, mos guxoni të fusni duart dhe hundët te familjet shqiptare që kanë kaq shumë halle. Tani ideologjizimi gjinor që ju keni marrë përsipër që ju t’ua injektoni me shiringë fëmijëve shqiptarë, nuk do u’a lejojmë ta bëni”, tha mes të tjerash Pastori Akil Pano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos