IKMT aksion në Lungomare: Hiqen 12 struktura pa leje, mure rrethuese dhe objekte shërbimi

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 15:41 | Aktualitet

IKMT aksion në Lungomare: Hiqen 12 struktura pa leje, mure rrethuese dhe

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar një aksion në Lungomare në Vlorë. Sipas njoftimit në faqen e Facebook, deri më tani janë hequr 12 struktura pa leje, mure rrethuese dhe objekte shërbimi, duke hapur rrugën për vijimin normal të punimeve.

IKMT njofton se kjo bëhet me qëllim për të lejuar zhvillimit urban dhe hapësirat publike të qytetit.

IKMT aksion në Lungomare: Hiqen 12 struktura pa leje, mure rrethuese dhe

“IKMT në mbështetje dhe bashkëpunim me strukturat e Bashkisë Vlorë, është në terren për të garantuar sigurinë e akseve rrugore dhe për zbatimin e projektit strategjik “Lungomare 3”.

Deri më tani janë hequr 12 struktura pa leje mure rrethuese dhe objekte shërbimi, duke hapur rrugën për vijimin normal të punimeve.

Hap pas hapi çdo pengesë po largohet për t’i hapur vend zhvillimit urban dhe hapësirave publike të qytetit”, thuhet në postim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos