Një pjesë e opozitës iraniane që jetojnë prej 13 vitesh në vendin tonë në bazë të një marrëveshje mes OKB dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shprehen optimistë që demokratizimi i Iranit në të mirë të popullit të tij ka nisur të bëhet realitet pas sulmeve amerikano-izraelite. Ata ndihen të qetë ndërsa rreth zonës ku banojnë në Manzë, nuk ka asnjë masë shtesë sigurie.
Asnjë masë sigurie përveç atyre të ditëve të zakonshme. Të paktën kjo ishte situata para rezidencës Ashraf 3 në Manzë të Durrësit, ku prej viti 2013 jetojnë rreth 2500shtetas iraniane pjesë e opozitës së regjimit që sundon në Teheran.
Me nisjen e sulmeve amerikano izraelite që sollën edhe vrasjen e ish-liderit suprem të Iranit Ali Kahmenei, opozitarët iraniane që ndodhen në Manzë, jo vetëm që nuk ndihen të frikësuar nga ndonjë hakmarrje e supozuar e mbështetësve të regjimit, por shprehen se ndryshimi për popullin e Iranit tashmë është rrugës.
Gjithashtu pjesa e opozitës iraniane që ndodhet në vendin tonë i ka bërë jehonë lajmeve për krijimin e një qeverie të përkohshme në Paris, që synon të kthejë lirinë dhe të drejtat themelore për popullin Iranian. (A2 Televizion)