Dimal Basha kryekuvendar i Kosovës, i pari nga Shqipëria e uron Presidenti Begaj

Nga A2 CNN
26 Gusht 2025, 11:58 | Aktualitet

Dimal Basha kryekuvendar i Kosovës, i pari nga Shqipëria e uron

Urimi i parë për Dimal Bashën pas zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit të Kosovës është Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shprehet se bashkëpunimi politik që u shpërfaq sot me 73 votat pro Bashës, duhet të intensifikohet dhe të vijojë ti sjellë benefite Kosovës.

“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, shkruan Begaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos