Dita Botërore e Turizmit! Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug

Nga A2 CNN
28 Shtator 2025, 09:15 | Aktualitet
Dita Botërore e Turizmit! Rama ndan videon me bukuritë e vendit

Në Ditën Botërore të Turizmit, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjete sociale një video që përmbledh në disa minuta të gjitha bukuritë e Shqipërisë.

Nga veriu në jug, video tregon imazhet turistike të vendit tonë, nga Alpet, tek liqenet, lagunat dhe bregdeti.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë të realizuar për Ditën Botërore të Turizmit, që sjell bukuritë e zonave tona të mbrojtura, nga majat e Alpeve, te liqenet, lagunat dhe bregdeti magjik, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama krahas videos shoqëruese. (A2 Televizion)

 

A2 CNN Livestream

Latest Videos