Dita e ujit të bekuar, të rinjtë sfidojnë kushtet atmosferike për të kapur kryqin

Nga Gazment Janku
6 Janar 2026, 15:32 | Aktualitet

Dita e ujit të bekuar, të rinjtë sfidojnë kushtet

Kushtet atmosferike nuk kanë penguar besimtarët ortodoksë që të kremtojnë ditën e ujit të bekuar dhe kapjen e kryqit në ujërat e detit dhe lumenjve, pavarësisht dallgëve dhe rrjedhave të krijuara nga reshjet e shumta që kanë pushtuar vendin.

Besimtarët e krishterë ortodoksë kanë kremtuar ditën e ujit të bekuar që ka si simbolikë hedhjen e kryqit në ujë. Pavarësisht kushteve atmosferike, të rinjtë në qytet të ndryshme nuk janë stepur në futen në ujërat e ftohtë të detit dhe lumenjve për të kapur kryqin.

Era e fortë dhe dallgët duket se e bënë më emocionuese ritin e kapjes së kryqit në det në Vlorë.

Edhe në Berat të rinjtë sfiduan rrjedhën e lumit Osum për të kapur kryqin.

Meshat dhe riti i ujit të bekuar janë mbajtur në të gjitha kishat ortodokse në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos