Ministri i Drejtësisë, me çizme në burgun e përmbytur të Durrësit

Nga A2 CNN
6 Janar 2026, 13:31 | Aktualitet

Ministri i Drejtësisë, me çizme në burgun e përmbytur

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është parë të martën të futet në burgun e Durrësit, i cili është përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut që goditën qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve, i gjithë kati i parë i burgut të Durrësit është nën ujë dhe të paraburgosurit janë spostuar të gjithë në katet e sipërme. Në këtë burg ndodhen edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Durrësi është një nga qytetet më të prekur nga reshjet, pasi janë përmbytur rrugë të tëra, si dhe pika hyrëse në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Deri tani raportohet për disa familje të evakuuara në këtë qytet, ndërsa kalimi është devijuar nga rruga e Ndroqit dhe Elbasani.

Probleme janë shfaqur edhe në Shkodër Lezhë dhe Kukës, ndërsa si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos