599 pasagjerë kanë zbarkuar këtë të dielë në portin detar të Vlorës.
Kjo e dielë deri më tani është dita me numrin më të lartë të pasagjerëve në hyrje në portin detar, shkruan A2. Çka tregon se fluksi i pasagjerëve në hyrje ka filluar.
Ata janë kryesisht të huaj të cilët vijnë nga Italia, por edhe vende të Europës Perëndimore dhe Lindore për të kaluar pushimet në Vlorë dhe Shqipëri.
Nuk mungojnë as emigrantët të cilët janë të shumtë në numër që vijnë për pushime në atdhe. Së bashku me pasagjerët, në portin detar kanë zbarkuar edhe 120 automjete të vogla, 4 autobusë, 2 minibus, 10 kamion, 5 kampera dhe 5 mjete të tjera të tonazhit të rëndë.
Në vazhdimësi shifrat e pasagjerëve në hyrje pritet të jetë më të larta.
(A2 Televizion)