Pas kafes, Rama paralajmëroi bizneset në lagjen e vjetër të Vlorës! Policia nis lirimin e hapësirave publike

Nga Edi Ruçi
4 Korrik 2025, 11:37 | Aktualitet

Pas kafes, Rama paralajmëroi bizneset në lagjen e vjetër të

Jo vetëm furtunë në bashkinë e Vlorës me shkarkime drejtuesish dhe paralajmërime, por edhe ultimatum për biznesin vendas në lagjen e vjetër Muradie. Kryeministri Rama një ditë më parë konsumoi një kafe në lagjen turistike të transformuar të Vlorës, por ajo që vuri re është mungesa aty e hapësirës për të kaluar dhe zaptimi i kësaj të fundit nga bizneset si bar kafe dhe restorante.

Kaq ka mjaftuar që të japë urdhër për lirimin e hapësirës publike në Muradie nga karrige, stola, frigorifer, çadra etj.

Menjëherë sot në këtë zonë ka zbarkuar policia bashkiake për lirimin e hapësirës publike Momentalisht të gjithë drejtuesit e bizneseve po njoftohen për këtë gjë dhe më pas do të vijojë largimi i të gjitha atyre që zënë rrugën. Mësohet se Rama ka dhënë  edhe urdhër për kufizimet, matjet se deri kur duhet të qëndrojnë hapësirat e biznesit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos