28 Nëntori është një ditë e rëndësishme për shqiptarët. Përveç shpalljes së Pavarësisë, moment historik për vendin, në këtë datë të shënuar ka lindur edhe heroi Adem Jashari.
Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar disa rreshta heroit, i cili erdhi në këtë botë në Ditën e Flamurit Kombëtar.
“68 vite më parë, Adem Jashari erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar”, shkruan Edi Rama. (A2 Televizion)