Tragjedia në Durrës, ish-prokurori: Të ashpërsohen masat për shkeljen e rregullave të qarkullimit

Nga A2 CNN
4 Maj 2026, 20:44 | Aktualitet
 

Tregjedia e ndodhur të dielën në Durrës ku Nikoll Radaçi, teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur, përplasi për vdekje dy fëmijë, është në fokus të emisionit të sotëm “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.

Ish- drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Eugen Beçi theksoi se për sa kohë nuk edukohet qytetari, duhen ashpërsuar masat për shkelësit e qarkullimit rrugor.

Ish-prokurori vuri në dukje se duhet kufizim i shpejtësisë deri në 30 km/orë në zonat e banuara, dhe kur përsëritet shkelja nga shoferët, ata duhet të përfundojnë në burg.

Kur shohim që nuk edukojmë dot qytetarin që të hypi në mjet, edhe të eci brenda rregullave të qarkullimit rrugor, atëherë duhet të marrësh masa më represive. Mund të marrësh masa represive që kanë të bëjnë me policë të shtrirë, semaforë, ulje të kufizimit të shpejtësisë. Në tërë botën ulja e shpejtësisë në zona të banuara, ku ka fëmijë është deri në 30 km në orë, dhe në rast se ti e shkel këtë tabelë ti gjobitesh dhe përfundon në burg. Në 2013 Ministria e Drejtësisë e ashpërsoi masën e dënimit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Fatkeqësisht në 2014 u shtua një paragraf, ku u tha që ai që drejton mjetin në gjendje të dehur, mund të dënohet me burg, por mund edhe të paguajë ndonjë lekë në favor të shtetit dhe të dalë nga burgu”, tha ai.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos