Dronët Bayraktar monitorim në zonat e prekura nga zjarret në jug të vendit

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 09:42 | Aktualitet

Dronët Bayraktar monitorim në zonat e prekura nga zjarret në jug

Forca Ajrore ka intensifikuar monitorimin ajror me drone Bayraktar, duke garantuar vëzhgim të pandërprerë ditën dhe natën mbi zonat më të rrezikuara nga flakët.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, droni Bayraktar TB2, i ngritur nga Baza Ajrore e Kuçovës, transmetoi në kohë reale të dhëna të detajuara mbi përhapjen e zjarreve, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve dhe reagimin e shpejtë të helikopterëve dhe forcave tokësore.

“Përmes këtij monitorimi të avancuar, Forca Ajrore po kontribuon në mënyrë vendimtare për menaxhimin efikas të situatës emergjente, duke mbrojtur jetën e qytetarëve, pasuritë dhe mjedisin”, shkruhet në njoftimin e ministrisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos