Gara për kryesimin e BKH, skualifikohet Haki Çako dhe 5 kandidatë, vijon Gledis Nano

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 19:46 | Aktualitet

Gara për kryesimin e BKH, skualifikohet Haki Çako dhe 5

SPAK njoftoi të enjten skualifikimin nga gara të gjashtë prej 13 kandidatëve që kanë shfaqur interes për të marrë kryesimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të konsideruar si “FBI”-ja shqiptare.

Sipas Strukturës së Posaçme, gjashtë prej kandidatëve nuk kanë përmbushur kriteret ligjore, dokumentacionin dhe kushtet formale, për të qenë titullarë të mundshëm të BKH.

Nga ana tjetër, gara do të vazhdojë për shtatë kandidatë, mes të cilëve edhe ish-kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Kandidatët e tjerë në garë janë Andi Pogaçe, Artur Bequ, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Joni Keta.

Mes kandidatëve që u skualifikuan ishte edhe ish-kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Shtatë emrat e kualifikuar do të vijojnë fazat e tjera të garimit për të marrë një mandat 5-vjeçar të kryesimit të BKH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos