
Ministri i Jashtëm iranian, Araghchi, ka deklaruar se Pentagoni nuk po thotë të vërtetën lidhur me koston ekonomike të luftës, e cila sipas tij u nis më 28 shkurt nga administrata e Donald Trump, në bashkëpunim me Benjamin Netanyahu.
“Pentagoni po gënjen për shpenzimet reale të luftës,” shkroi Araghchi në platformën X.
Sipas tij, “bastit” të Netanyahut i ka kushtuar drejtpërdrejt SHBA-së rreth 100 miliardë dollarë deri tani, një shumë që ai pretendon se është katër herë më e lartë se ajo që është raportuar zyrtarisht.
Ai shtoi gjithashtu se kostot indirekte për taksapaguesit amerikanë janë shumë më të larta.
“Fatura mujore për çdo familje amerikane është rreth 500 dollarë dhe po rritet me shpejtësi. ‘Izraeli i pari’ gjithmonë nënkupton ‘Amerika e fundit’,” u shpreh ai. (A2 Televizion)