U padit për abuzimin seksual të vartësit, drejtuesja shqiptare e bankës amerikane hedh poshtë akuzat

Nga A2 CNN
1 Maj 2026, 12:49 | Bota

U padit për abuzimin seksual të vartësit, drejtuesja shqiptare e

Lorna Hajdini, 37-vjeçarja me origjinë shqiptare që mban post ekzekutiv drejtues në bankën amerikane JPMorgan, ka mohuar me forcë akuzat për abuzim seksual ndaj vartësit të saj indian Chirayu Rana, duke i cilësuar pretendimet si “të fabrikuara dhe mashtruese", raporton A2CNN.

Ekipi i saj ligjor i hodhi poshtë akuzat në një deklaratë për “The New York Post”, në përgjigje të një padie të depozituar të hënën në Gjykatën Supreme të Qarkut të Nju Jorkut, nën pseudonimin “John Doe” .

Sipas mbrojtjes së saj, pretendimet rrjedhin nga një mosmarrëveshje në vendin e punës dhe janë nxjerrë jashtë kontekstit. Rasti është bërë publik përmes kanaleve të brendshme dhe ligjore, duke tërhequr vëmendje në sektorin bankar dhe atë korporativ.

Hajdini ka deklaruar se do të bashkëpunojë plotësisht me procesin ligjor për të pastruar emrin e saj.

Në padi, drejtoresha 37-vjeçare akuzohet se ka ushtruar presion dhe abuzim ndaj vartësit të saj, përfshirë pretendime për drogim me substanca si Rohypnol dhe Viagra, si dhe kërcënime për heqjen e bonusit në rast mosbindjeje.

JPMorgan i ka mohuar fuqimisht të gjitha akuzat. Një zëdhënës i bankës deklaroi se një hetim i brendshëm i kryer nga burimet njerëzore dhe juristët e kompanisë nuk ka gjetur prova që mbështesin pretendimet.

Sipas bankës, hetimi ka përfshirë analizimin e të dhënave telefonike dhe emaileve të ekipit. Ndërsa disa punonjës kanë bashkëpunuar me hetimin, paditësi thuhet se ka refuzuar të marrë pjesë dhe të japë detaje kyçe për çështjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos