Dy palestinezë plagosen në një sulm të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

Nga A2 CNN
1 Maj 2026, 12:39 | Bota

Dy palestinezë plagosen në një sulm të kolonëve

Dy palestinezë janë plagosur pasi janë sulmuar nga kolonë izraelitë në lindje të qytetit Tubas, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze bëri të ditur se ekipet e saj trajtuan dy persona të lënduar si pasojë e rrahjeve të rënda, sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Wafa.

Një tjetër sulm u raportua në Arroub, në veri të Hebronit, ku kolonët izraelitë hapën zjarr drejt shtëpive të banorëve. Nuk ka raportime për të plagosur nga ky incident.

Sulme të kolonëve ndodhën edhe në Masafer Yatta, në jug të Hebronit, ku izraelitët penguan fermerët palestinezë të hynin në tokat e tyre për të punuar, përcjell A2CNN.

Ndërkohë, qeveria izraelite po vazhdon me planet për ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar, pavarësisht se këto konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos