Reshjet e borës kanë nisur në zonën malore të Dukagjinit, duke sjellë një dimër të parakohshëm në zonë, por fatmirësisht rrugët janë plotësisht të hapura.
Aksi Shkodër-Theth nuk është prekur ende nga reshjet e borës dhe rruga është e kalueshme për të gjitha automjetet.
Bora ka zbardhur majat e larta të maleve si dhe një shtresë e hollë ka mbuluar pemët.
Automjetet e firmave nënkontraktore janë në gatishmëri të plotë në rast të përkeqësimit të motit dhe reshjeve të borës në atë aks rrugor.
Edhe rruga e Vermoshit në Malësinë e Madhe është e hapur dhe nuk ka reshje bore. Në këtë zonë bora ka prekur majat e maleve ndërsa akset rrugore nuk kanë probleme. (A2 Televizion)