
Në ditën e 12 të qëndresës para kryeministrisë, Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij protestuan para zyrës së Edi Ramës.
Qetësia në nisje të protestës u thye shpejt, ndërhyrja e policisë për të larguar gjeneratorin shkaktoi tensionet e para.
Për minuta të tëra, qytetarët dhe efektivët e policisë u përplasën me njëri-tjetrin.
Ato që lideri i protestës Adratik Lapaj po ua thoshte në sy uniformave blu, i artikuloi edhe me mikrofon.
Lapaj pohoi se ditët e fundit është përballur me kallëzimet penale, ndaj një thirrje pati ndaj kryeministrit Edi Rama.
“I them Ramës nga ky shesh dhe këtë ia them në emër të tim ati që për çdo gjë e nismë që merr ndaj meje, je në konflikt me familjen Lapaj drejtpërdrejt”.
Për dy orë qytetarë të ndryshëm dhe aktivist artikuluan akuza ndaj kreut të qeverisë, ku nuk munguan thirrje për bashkim.
Tubimi masiv i la vendin qëndresës para kryeministrisë, ku Lapaj bashkë me aktivistë të tjerë premtuan se do të vijonin të qëndronin në trotuarin përballë zyrës së Ramës.
Por teksa protestuesit u shpërndanë, policia atë që nuk bëri dot në nisje të tubimi e bëri në fund, ku mësohet se kanë sekuestruar gjeneratorin dhe kanë shoqëruar katër prej aktivistëve. (A2 Televizion)