Mihail Kogalniceanu do të jetë baza ajrore më e madhe e NATO-s në Europë, më e madhe edhe se “Ramstein” në Gjermani. Baza ajrore në fshatin Konstanta Rumani, ndodhet 400 nga Krimea, gadishulli i aneksuar nga Rusia 10 vite më parë dhe 100 km larg kufirit Rumani – Ukrainë.
Punimet për ndërtimin e saj kanë nisur prej muajsh në Europë. Ajo shtrihet në plot 2800 hektarë tokë dhe do të shërbejë veç se si bazë ajrore, edhe për akomodimin e mbi 10 mijë ushtarëve të NATO-s dhe familjeve të tyre. Projekti i NATO në Rumani kap një shifër marramendëse, me vlerë 2.5 miliardë euro dhe përfshin veç pistave të fluturimit dhe testimeve, edhe platformë për armatime, hangar për avionët ushtarakë, por edhe shkolla, kopshte, dyqane, madje edhe një spital.
Gjithçka i duhet një baze të NATO-s, siç thotë komandanti i bazës ajrore të 57 të NATO-s në Rumani, Nicolae Crețu, do të gjendet këtu, madje sapo të përfundojë do të jetë gati që aty të zhvillohen edhe operacione special dhe misione sekrete apo ushtarake të çfarëdolloj, për të cilën NATO do ketë nevojë”, meqë është baza që më së shumti, e lidh dhe e afron aleancën, me detin e zi. Ndaj edhe përzgjedhja e Rumanisë është strategjike nga NATO.
Baza ajrore MK shumë shpejt do të presë një skuadrilje për stërvitjen e trajnimin e parë me F16, të blera së fundmi nga Norvegjia, sikurse edhe dronët MQ-9. Në Rumani do të mbërrijnë po ashtu edhe ushtri, forca ajrore dhe detare nga 32 vende anëtare të NATO-s.
NATO-s i nevojitej një bazë, për më tepër e këtyre përmasave në Europë, sidomos pranë detit të zi, atje ku edhe incidentet me rusët nuk kanë munguar. Deri më sot, baza i ka shërbyer Amerikës, atje ku janë dislokuar kapacitete dhe forca ushtarake që prej vitit 1999, shumë më herët se sa Rusia të niste luftën në UKrainë. Drejtues të ministrisë së mbrojtjes rumune thonë se qëllimi pse Bukureshti zyrtar vendosi të zgjerojë kapacitetet ushtarake e t’i ofrojë bazën NATO-s, nisi që prej vitit 2008 kur Rusia pushtoi Gjeorgjinë dhe më pas Krimean në 2014.
Rumania ka blerë së fundmi disa programe të fokusuara në prodhimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi dhe sistemeve për mbrojtjen ajrore, për të cilat planifikon të shpenzojë deri në 2.1 miliardë dollar. Po ashtu ka marrë 2 sisteme amerikane Patriot vitin e shkuar, 4 në total sikurse po merr pjesë në një xhoinventure për më shumë se 1 mijë raketa patriot PAC-2 Gemt T, pjesë e iniciativës për qiejt europianë.
Me akses direkt në detin e zi dhe shumë pranë territorit rus, baza ajrore rumune ka shërbyer vitet e fundit vazhdimisht për misione ajrore të NATO-s, ku këtë vit psh janë testuar për herë të parë avionët luftarakë finlandezë F/A 18 Hornet. (A2 Televizion)