"Fatkeqësi e jashtëzakonshme", banorët tregojnë dëmet nga zjarret

Nga A2 CNN
25 Korrik 2025, 23:05 | Aktualitet

"Fatkeqësi e jashtëzakonshme", banorët tregojnë

Vazhdojnë flakët në fshatin Kopaçëz, ku situata mbetet ende e vështirë pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe toka.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për të frenuar përhapjen e zjarrit, ndërsa tymi dhe era e bëjnë terrenin të rrezikshëm, shkruan A2.

Banorët e zonës tregojnë dëmet, duke e cilësuar zjarrin një katastrofë për ta: “Na janë djegur të gjitha, vetëm çatia na ka mbetur. Sot do të flemë në qiell të hapur. Nuk kemi as ujë, as drita... Fatkeqësi e jashtëzakonshme. Dëme kolosale materiale, ndërsa janë plagosur edhe 2-3 persona. Janë dëme të pallogaritshme”.

Ndërkohë, zjarrfikësit po përballen me një vatër zjarri që nisi që dje në Sevaster. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur fillimisht në fshatin Smokthinë dhe më pas kanë avancuar drejt zonës së Matogjinit.

Aktualisht, zjarri po afrohet drejt zonave të banuara dhe përbën rrezik për banorët.

Ndërsa, në flakë vijon që të jetë edhe zona në afërsi të tunelit të Skërficës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos