U dogj nga flakët për të shpëtuar njerëzit, presidenti viziton në spital shefin e komisariatit Delvinë

Nga A2 CNN
26 Korrik 2025, 08:48 | Aktualitet

U dogj nga flakët për të shpëtuar njerëzit, presidenti

Pas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, edhe presidenti i vendit Bajram Begaj vizitoi mbrëmjen e djeshme në spital shefin e komisariatit Delvinë Agim Troci, i cili u lëndua nga flakët për të shpëtuar nga zjarri njerëzit në rrezik.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit vlerëson komisarin Troci dhe shprehet se shembulli i tij i guximit dhe përkushtimit është një frymëzim për të gjithë ne.

“Vizitova sonte në spital Komisar Agim Trocin, i cili u lëndua gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në zonën e Senicës. Shembulli i tij i guximit dhe përkushtimit është një frymëzim për të gjithë ne. Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura, forcave të rendit dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta”.

Presidenti u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi në këtë situatë të vështirë.

“Parandalimi fillon nga secili prej nesh. Bashkëpunimi dhe kontributi me këto struktura është thelbësor për sigurinë e jetës dhe të pronës. Çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe sjell pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë”, shkruan Begaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos