Dyndje në Vlorë, disa ditë në radhë për bonusin e fundvitit të kaluar

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
9 Janar 2025, 12:40 | Aktualitet

Me dhjetëra të moshuar dhe kryefamiljarë që trajtohen në programin e mbrojtjes sociale, prej disa ditësh dynden në zyrat e postës në Vlorë për të përfituar bonusin e fundvitit, të cilin nuk arritën dot ta merrnin para Vitit të Ri.

Mesa duket, po vuajnë për ta marrë edhe pas Vitit të Ri, shkruan A2 CNN.

Ndërsa fondi i bonusit të fundvitit për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike ka kaluar, mbetet organizimi i punës nga sportelet e postës në mënyrë që të shmangen radhë të tilla dhe qytetarët të mos detyrohen të vijnë tre apo katër herë dhe të kthehen sërish duarbosh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos