Ky pallat 9katësh i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të viti 2019, është kthyer në një vendgrumbullimi mbeturinash të çfarëdoshme, por ajo që është më shqetësuese, është kthyer edhe në një vatër të narkotikëve të cilët marrin lëndë të ndryshme narkotike në ambiente e braktisura të ndërtesës, shkruan A2 CNN.
Mjafton një vëzhgim i shpejtë dhe gjithandej shikon shiringa të përdoruara nga personat që drogohen. Gjendja është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës. Përveç kësaj, siguria fizike e objektit është në rrezik, duke kërcënuar çdo ditë jetën e banorëve që jetojnë përreth pallatit.
Ndërkohë as nga bashkia e Durrësit dhe as nga institucione të tjera qendrore nuk ka një vendim për këtë pallat, në mënyrë që të shmanget rreziku që u kanoset banorëve. (A2 Televizion)