Banorë të fshatit Bashkim në Bashkinë e Fierit kanë protestuar kundër veprimeve arbitrare sipas tyre të një subjekti privat, i cili përkundër lejes që ka marrë nga Ministria e Bujqësisë për shfrytëzimin e parcelave të mbjella me shegë, vit pas viti ka zaptuar toka që kanë qenë kullota të fshatit, shkruan A2 CNN.
Madje kanë filluar të zaptojnë edhe toka që janë në pronësi të banorëve të zonës dhe që i kanë të fituara nga ligji 7501.
Denoncimet e tyre në prokurori, polici dhe pushtetin lokal nuk janë marrë parasysh duke u detyruar të kërkojnë ndihmën e medias. Sipërfaqja e tokës së zaptuar sipas banorëve shkon deri në 70 ha, ku preken rreth 150 familje. (A2 Televizion)