Ende aktive vatrat në Akërni dhe Bogovë, në operacion edhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe

Nga A2 CNN
27 Gusht 2025, 10:13 | Aktualitet

Ende aktive vatrat në Akërni dhe Bogovë, në operacion edhe

Gjatë orëve të fundit në rang vendi janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat dy janë ende aktive, një 1 vatër është nën monitorim të vazhdueshëm dhe 11 janë shuar plotësisht. Strukturat e Mbrojtjes Civile bëjnë të ditur se vatrat aktive janë në zonën e Akërnisë të Bashkisë Novoselë në Vlorë dhe në Bogovë të Skraparit.

Për shuarjen e flakëve në Akërni po vijojnë operacionet në terren që në orët e para të mëngjesit, ku përveç efektivëve të zjarrfikësve dhe automjeteve, është angazhuar edhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ende aktive vatrat në Akërni dhe Bogovë, në operacion edhe

“Aktualisht, situata në zonën e Akërnisë është nën kontroll dhe e qetë. Operacionet në terren po vijojnë që në orët e para të mëngjesit me angazhimin e: 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Vlorë, 21 forca bashkiake, 3 punonjës të Shërbimit Pyjor, 4 përfaqësues nga AdZM, 3 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë dhe 40 trupa nga FA dhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe është aktualisht në operim. Momentalisht nuk vlerësohet i nevojshëm ndërhyrja me skrepa apo avionë Canadair. Vatra është përqendruar në zonën e kënetës Godull dhe pjesërisht në zonën e ish-Fazanerisë. Vatra ka tym të shtuar për shkak të djegies së trungjeve dhe pishave në terren”, njofton Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Ende aktive vatrat në Akërni dhe Bogovë, në operacion edhe

Ndërkohë në zonës e Bogovës deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll, por nuk ka rrezik për banesa.

“Edhe pse intensiteti i zjarrit ka qenë më i ulët, nuk është arritur izolimi i plotë gjatë natës së kaluar. Sot vatra është në monitorim të punonjësve zjarrfikës Skrapar dhe Shërbimit Pyjor. Deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll. Nuk ka rrezik për banesa”.

Ndërsa në zonën e Pezë Helmësit të Bashkisë Tiranë, vatrat janë të izoluara dhe të minimizuara, pa përbërë aktualisht rrezik të shtuar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos