Rama ndan pamje nga rruga e përfunduar Qukës–Qafë Plloçë

Nga A2 CNN
27 Gusht 2025, 08:09 | Aktualitet

Rama ndan pamje nga rruga e përfunduar Qukës–Qafë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga rruga e përfunduar Qukës–Qafë Plloçë.

“Mirëmëngjes dhe me një prej pamjeve panoramike të rrugës Qukës–Qafë Plloçë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Rama ndan pamje nga rruga e përfunduar Qukës–Qafë

Kujtojmë se që në hapje të fushatës elektorale, zv.ministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi se ky aks rrugor do të përfundojë brenda verës, teksa evidentoi edhe problematikat e hasura që çuan në kohëzgjatjen e përfundimit të saj.

Rama ndan pamje nga rruga e përfunduar Qukës–Qafë

“Brenda kësaj vere ne duam që të dorëzohet Qukës-Qafë Plloça, për këtë arsye unë kam folur me supervizorin dhe i kam kërkuar që ti qëndrojë në kokë diçkaje që është zgjidhja përfundimtare”, deklaroi në maj të këtij viti Balluku, përcjell A2 CNN.

Ajo tha punimet ishin në fazën finale, ndërsa kërkoi që të punohet edhe me dy turne për përfundimin e saj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos