Nga viti në vit në Gjirokastër vihet re një tkurrje e ndjeshme e nxënësve që regjistrohen në klasën e parë apo klasën e dhjetë, duke bërë që shume shkolla të jenë në rrezik për mbylljen e tyre.
A2 CNN mëson se 60 % e godinave te arsimit parashkollor dhe parauniversitar i janë nënshtruar ndërhyrjeve restauruese.
Ylli Muho, drejtor i drejtorisë arsimore pranë Bashkisë Gjirokastër tha se restaurimet janë kryer në fasada, sistemin hidraulik, elektrik, etj., ndërsa risi për këtë vit është ndërhyrja dhe kompletimi në infrastrukturën e brendshme të institucioneve arsimore.
Ne territorin e bashkisë Gjirokastër duke përfshirë dhe njësitë administrative janë në total 26 godina arsimore shume prej të cilave në zona rurale. (A2 Televizion)