Zjarri në Pish Poro të Vlorës, flakët vijojnë djegien e pyllit

Nga A2 CNN
26 Gusht 2025, 22:35 | Aktualitet

Zjarri në Pish Poro të Vlorës, flakët vijojnë djegien e

Për orë me radhë edhe këtë të martë, pylli me pisha i Pish Poros në njësinë administrative Novoselë të Vlorës, po vazhdon të digjet.

Dhjetra hektarë deri më tani janë shkrumbuar nga flakët që vijojnë prej orësh, shkruan A2 CNN.

Pavarësisht luftës nga ajri dhe nga toka zjarri nuk është vendosur nën kontroll. Në zonë përgjatë gjithë kohës kanë operuar helikopter, forca zjarrfikse dhe forca të armatosura, pa mundur që të izolojnë vatrën e zjarrit që zgjerohet.

Ndërkohë që situata është përkeqësuar nga era e fortë bregdetare e cila ka favorizuar vatrën e zjarrit, puna pritet te vazhdojë sërish nesër pasi për shkak të errësirës është ndërprerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos