Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, nesër 3 orë protestë

Nga A2 CNN
2 Janar 2026, 13:51 | Aktualitet

Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin

Fermerët grekë kanë rinisur sërish protesta në fillim të këtij viti. Policia Kufitare në Kakavijë është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se nesër më datë 03.01.2026, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos