Prej orësh në trafik në aksin Qafë Thanë- Librazhd, bora vështirëson qarkullimin

Nga A2 CNN
2 Janar 2026, 14:03 | Aktualitet

Prej orësh në trafik në aksin Qafë Thanë- Librazhd,

Moti i keq në juglindje të vendit me reshje bore ka shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore. A2 CNN raporton se trafik i rënduar paraqitet nga ura e Murrashit deri në dalje të qytetit të Librazhdit, në afërsi të fshatit Dragostunjë.

Prania e borës në rrugë dhe fluksi i lartë të automjeteve, ka krijuar radhë të gjata dhe vonesa që arrijnë deri në rreth 3 orë për drejtuesit e mjeteve.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar, uljen e shpejtësisë dhe pajisjen me goma dimërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos