Ndryshimet klimatike, a rrezikohet shija e produkteve nga temperaturat e larta?

Nga Anxhela Celibashi
4 Qershor 2025, 09:45 | Aktualitet

Rritja e temperaturave me rreth 1.5 grade ka bërë që shija tradicionale e shumë produkteve ushqimore të jetë e rrezikuar.

Te verërat për shembull përqindja e alkoolit  është rritur, ekspertë të fushës, në këtë material që do të ndjekim, tregojnë ndër të tjera disa mënyra për të ruajtur këtë cilësi

Jo vetëm në cilësi, por  ky ndryshim i temperaturës pritet që të sjellë edhe një zvogëlim të sipërfaqeve të mbjella me vreshta, duke I reduktuar ato në gati 20%, sqaron bioteknologia, Renata Kongoli.

Ndërsa për somelierin dhe sipërmarrësin Flori Uka,  fermerët po detyrohen të përdorin plehra kimik, për të ruajtur cilësinë e produktit, megjithëse kjo e largon nga natyralititeti. 

Këto ndryshime të temperaturës, shton ai, ka në bërë që bimët të mos kryejnë ciklin e plotë gatë vitit, por të jetojnë vetëm dy stinë.

Edhe periudha kur fermeri do të vjelë rrushin, pritet të ndryshojë, e bashkë me të edhe zonat ku do të kultivohen vreshtat.

Por çfarë është ngrohja globale dhe si shkaktohet ajo? A nis te emetimi I gazeve serrë apo ka një origjinë tjetër?

Sipas Ukës plugimi i tokës, është shkaktari kryesor.

Në kushte të tilla, a mund të mendojmë se Kthimi në fshat, a është zgjidhja më e mirë për përmirësimin e situatës? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos