Festa e Pavarësisë, shqiptarët e Kosovës drejt Vlorës dhe Tiranës

Nga Gazment Janku
28 Nëntor 2023, 15:11 | Aktualitet

Ndonëse jo si vitet e mëparshme, por sërish shqiptarët e Kosovës nuk mund të mungonin në festimet e 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Qindra shtetas të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të organizuar me mjete private si dhe me autobusë kanë ardhur drejt Vlorës dhe Tiranës për festën e pavarësisë.

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës secili prej tyre jep urimin në këtë ditë të shënuar për gjithë shqiptarinë.

Si në çdo festë kombëtare edhe tek kjo e pavarësisë nuk ka si të mungojë urimi më i dëshiruar për shqiptarët Sinkrone për bashkim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos