Ekspertja për teknologjinë, Denisa Kele zbuloi në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN detaje nga mënyra sesi ka funksionuar skema e piramidave online përmes platformave si TXEX, me të cilën i janë zhvatur milionë euro qytetarëve shqiptarë.
Ajo tregoi edhe raste konkrete nga qyteti i Lushnjës apo Divjakës, ku persona të caktuar kanë depozituar në këto skema shuma parash nga kursimet, apo shpenzimet për arsimin e fëmijëve. Sipas saj është shfrytëzuar mjaft mirë nga të ashtëquajturit agjentë ideja se me kriptovaluta mund të pasurohesh shpejtë, për t’i joshur qytetarët që të investojnë.
“Ajo që e dëmton këtë që dëgjon është edhe i gjithë popullariteti i kriptove që kanë të paktën këto dy vitet e fundit. Dhe duke qenë se qytetarët dëgjojnë se me kripto bëhesh i pasur, pra ata që investojnë në kriptovaluta fitojnë. Tashmë që ata dëgjojnë fjalën kriptovalutë, edhe e gjithë kjo skema bëhet menjëherë më e besueshme. Unë kam qenë në kontakt me shumë njerëz që kanë investuar nga qyteti i Lushnjës dhe Divjakës. Ka pasur persona pafund që kanë investuar, kanë futur kursimet e tyre. Kisha rastin e një gruaje që futi paratë e qivurit të burrit. Kishte tre milionë dhe do merrte 6 milionë. Dhe është qesharake e gjitha që ta mendosh... Kanë futur lekët e shkollimit të fëmijëve. Dikush më tha që bëra dasmën se futa 10 mijë dhe mora 20 mijë. Në këto qytete e vogla nuk ka funksionuar çdo gjë me bankë siç tha zotëria. Janë të punësuar, 1 ose 2 persona për çdo qytet. Dhe të gjithë e dinë që ato para që duna ti fusin ata persona që nuk dinë të hapin një portofol në kripto mund të shkojnë dhe t’ia japin këtij personi. Dhe aty e marrin edhe fitimin, që është dyfishi i investimit. nËshtë përdorur kripto dhe Binance. Janë përdorur platformat virtuale të Binancës që janë platforma demo që ne zakonisht ja japim studentëve tanë kur i fusim në botën e kriptos për të mësuar dorën. Është para iluzion, nuk është para e vërtetë brenda, është virtuale”, zbuloi Kele në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN. (A2 Televizion)