Pas më shumë se 14 vitesh, aksi Qukës-Qafë Plloçë është hapur për qarkullimin e automjeteve, duke e bërë aksesimin e Korçës në një kohë më të shkurtër.
Ky aks rrugor përfshin dy tunele, njëri 710 metra dhe tjetri 300 metra i gjatë, si dhe katër ura, dy prej të cilave të varura metalike.
Gjatë inaugurimit, kryeminisitri Rama dhe zv/kryeministrja Balluku sqaruan që pse u nevojiten kaq shume vite për të realizuar këtë investim infrastrukturor, i cili nisi nga qeveria e Sali Berishës në 2010-2011.
Sipas traditës qeveritare, inaugurimi u shoqërua edhe me muzikë e valle. (A2 Televizion)