“1/50 shqiptarë është në burg në Angli”, Ambasadori Ferizi takon Nigel Farage dhe i rrëzon shifrat

Nga A2 CNN
6 Shtator 2025, 18:11 | Aktualitet

“1/50 shqiptarë është në burg në Angli”,

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, sipas medias vendase The Guardian është takuar me kreun e partisë Reforma, Nigel Farage, për t'i thënë atij se po përsëriste informacione të rreme duke bërë pretendimin se një në 50 shqiptarë në Britani gjendet në burg.

"Është plotësisht e rreme, megjithatë po përsëritet në lajmet e Britanisë së Madhe dhe nga politikanët", tha Ferizi, i cili mori pjesë në konferencën e Reform UK.

"Është keqinterpretim i statistikave zyrtare të cilat merren dhe përdoren për të dalë me pretendime të ndryshme që nuk kanë asnjë ngjashmëri me realitetin", shtoi ai për The Guardian.

Reagimi i ambasadorit Ferizi vjen pas përplasjeve në distancë mes Farage dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me përdorimin e shifrës së shqiptarëve të burgosur nga udhëheqësi i Reform UK.

Të dhënat nga ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar kanë kundërshtuar raportet se numri i shqiptarëve të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar është 53,000, shifër kjo që u përdor si burim për pretendimin një në 50 të Farage.

I thashë se ishte thellësisht e padrejtë të përhapte këto gënjeshtra në thelb. Ato thjesht nuk janë të vërteta. Perceptimi im ishte se ai ishte i hapur kur e dëgjoi këtë dhe e kuptoi. Gjithashtu, unë argumentova se shqiptarët ishin një shembull shumë i mirë i njerëzve që integrohen si duhet në Britani. Ata punojnë shumë, mësojnë gjuhën, zakonet dhe rregullat e vendit. I thashë se ishte thellësisht e padrejtë për një vend që krenohet me drejtësinë dhe ai dukej se e vlerësonte këtë”, shtoi Ferizi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos