Dyshohet se janë rishfaqur flakët në zonën e fushës së vendgrumbullimit të mbetjeve në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, tym dhe flakë janë parë pak më parë në vendndodhjen e kësaj fushe, duke ngritur shqetësime për një tjetër zjarr të mundshëm në të njëjtin territor.
A2 CNN mëson se aktualisht ka nisur puna për shuarjen e flakëve. Tymi kancerogjen pak nga pak po mbulon gjithë qytetin.
Megjithatë, ende nuk dihet me saktësi nëse ka marrë flakë vetë fusha e mbetjeve apo ndonjë mjet që përdoret për pastrimin dhe sistemimin e saj.
(A2 Televizion)