Zjarri në Gjinoqarë, shkrumbohet masivi me pisha

Nga A2 CNN
7 Gusht 2025, 10:56 | Aktualitet

Zjarri në Gjinoqarë, shkrumbohet masivi me pisha

Rreth 4 ha pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava , masivi pyjor ka dekada pa pastruar ndaj është dhe shumë e vështirë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse.

Nëse nuk do të ketë ndërhyrje përveç mjeteve rrethanore , situata do të dalë jashtë kontrollit e madje rrezikohen edhe zonat e banuara të fshatrave përreth.

Ndërkohë zjarrfikësit , strukturat e bashkisë dhe banorët e zonës po luftojnë me flakët me mjete rrethanore , ndërkohë që era favorizon përhapjen e flakëve  në disa drejtime, duke e bërë situatën edhe më kritike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos